Gjermania reagon për situatën në veri të Kosovës: Çdo provokim duhet të ndalet

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka reaguar rreth situatës në veri të Kosovës.

Rohde tha se situata në veri duhet të qetësohet.

“Situata në veri ka nevojë për deeskalim. Unë i bëj thirrje të dyja palëve që të flasin me njëra-tjetrën në vend se të fajësojnë njëri-tjetrin. Mënyra më e mirë: Takohuni në Bruksel për të gjetur një rrugëdalje sa më shpejt të jetë e mundur”.

Për situatën në Jarinjë dhe Bërnjak ka folur edhe drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë Susanne Schutz.

Schutz ka thënë se çdo provokim në kufirin Kosovë-Serbi duhet të ndalet.

“Çdo provokim në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ndalet. Ne i bëjmë thirrje të dyja palëve që të deeskalojnë dhe të takohen sa më shpejt të jetë e mundur. Mbështetje e plotë nga Bashkimi Evropian Miroslav Lajcak, Josep Borrell”.

Shpërndaje në: