Gjermania shënon më së shumti të vdekur nga Covid-i që nga shkurti

Gjermania shënon më së shumti të vdekur nga Covid-i që nga shkurti

Gjermania të mërkurën e shënoi shifrën më të lartë ditore të viktimave të Covid-19 që nga muaji shkurt përderisa po lufton me valën e katërt të pandemisë.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 527 të vdekur nga koronavirusi, që është shifra më e lartë që nga 12 shkurti. Numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 104.047, sipas Institutit “Robert Koch”.

Përpos viktimave, të mërkurën u raportuan edhe 69.601 raste të reja të të infektuarve, rreth 2.400 më shumë se në të njëjtën kohë të javës së kaluar, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Sidoqoftë, shkalla mesatare javore e rasteve për 100.000 banorë vazhdoi të shënojë rënie, nga 432 sa ishte të martën, në 427 të mërkurën.

Autoritetet gjermane javën e kaluar u pajtuan që të vendosin masa kufizuese ndaj personave të pavaksinuar, përfshirë ndalimin e qasjes në shumicën e bizneseve, me përjashtim të shitoreve ushqimore, barnatoreve dhe furrave të bukës.

Shpërndaje në: