Gjermania shumë e fortë për Maqedoninë e Veriut – fiton dhe kualifikohet në Kupën e Botës

Gjermania shumë e fortë për Maqedoninë e Veriut – fiton dhe kualifikohet në Kupën e Botës

Gjermania ka fituar bindshëm ndaj Maqedonisë së Veriut.

Skuadra e Hansi Flick ka mposhtur 4:0 Maqedoninë e Veriut, në kuadër të kualifikueseve për Katar 2022, shkruan Periskopi.

Maqedonasit u mbrojtën mirë për 45 minuta, por në pjesën e dytë mbrojtja e tyre u shpartallua.

Havertz e hapi serinë e golave në minutën e 50’ të takimit, kurse pas tij dy herë shënoi Timo Werner në minutat 70’ dhe 73’.

Golin për rezultatin final e shënoi Musiala i Bayern, në minutën e 83’.

Gjermania shkon në kuotën e 21 pikëve në tetë ndeshje, kurse Maqedonia e Veriut mbetet me 12 pikë. /Periskopi/

Shpërndaje në: