Gjermania tremb SHBA’n, prishja e marrëveshjes me Iranin do të thotë që Evropa do t’i bashkohet Rusisë dhe Kinës (Video/Foto)
Diplomati më i lartë i Gjermanisë Sigmar Gabriel ka paralajmëruar se lëvizja potenciale e Donald Trump për të “çregjistruar” marrëveshjen bërthamore me Iranin mund të ketë një efekt të thellë mbi peisazhin ndërkombëtar.
Ministri i Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel tha të enjten se çdo veprim i administratës së presidentit amerikan Donald Trump për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e Iranit do të ngiste një pykë midis Evropës dhe SHBA’së, raporton “Deutsche Welle”, transmeton Periskopi.

“Është e domosdoshme që Evropa të bashkohet me këtë çështje”, i tha Gabriel “RND”s.
“Ne gjithashtu duhet t’u tregojmë amerikanëve se sjellja e tyre për çështjen e Iranit do të na shtyjë ne evropianëve në një pozicion të përbashkët me Rusinë dhe Kinën kundër SHBA’së”, shtoi ai.
FM @sigmargabriel: deeply concerned about possible US withdrawal from #nucleardeal with #Iran. Would worsen security situation. pic.twitter.com/uup2HH98cC
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) October 9, 2017
FM @sigmargabriel on #nucleardeal with #Iran: pic.twitter.com/EbIAWF9pGQ
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) October 10, 2017
Pavarësisht paralajmërimeve të panumërta nga udhëheqësit botërorë dhe madje edhe brenda administratës së vet, Trump pritet të shpallë të premten një strategji të re për përballjen me Iranin, e cila do të përfshinte “de-certifikimin” e marrëveshjes bërthamore me Iranin.
Marrëveshja, e cila u arrit në vitin 2015 midis Iranit dhe autoriteteve ndërkombëtare, ishte si pasojë e sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të shpërbërjes të programit bërthamor të Teheranit.
Mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara ka vërtetuar në mënyrë të përsëritur se Irani po i përmbahet kufizimeve të vendosura nga marrëveshja. Trump, megjithatë, ka përgënjeshtruar Iranin për shkeljen e “shpirtit” të marrëveshjes, së pari duke mbështetur presidentin sirian Bashar al-Assad dhe më pas duke testuar raketat balistike jo-bërthamore të sapo-zhvilluara.
“Do të ishte një sinjal shkatërrues për çarmatimin bërthamor”, tha Gabriel.
“Disa shtete mund të shohin dështimin e marrëveshjes iraniane si një sinjal për të armatosur veten me armë bërthamore sa më shpejt të jetë e mundur”, theksoi ai./Periskopi/



