Gjesti brilant i Hazardit para se të largohej nga grupi i Chelseat në WhatsApp

Gjesti brilant i Hazardit para se të largohej nga grupi i Chelseat në WhatsApp

Emerson Palmieri e ka zbuluar mesazhin e shkurtër por emocionues të cilin skuadra e Chelseat e ka marrë nga Eden Hazard.

Superylli belg më në fund e ka siguruar transferimin e ëndrrave te Real Madridi këtë muaj, pasi oferta 130 milionëshe e “Galcticos” u pranua nga “Të Kaltërit”, transmeton Periskopi.

Hazard, 28-vjeçar, u largua nga “Stmaford Bridge” pasi udhëhoqi skuadrën drejt lavdisë në Europa League.

Vetëm dy javë më vonë ai u prezantua në fanellën e Madridit në “Bernabeu” në prezencën e një turme të jashtëzakonshme fansash.

 Eden Hazard's final goodbye message to the Chelsea squad has been revealed

Largimin e tij ai e konfirmoi edhe në grupin e WhatsAppit të skuadrës së Chelseat.

Mbrojtësi i “Të Kaltërve”, Emerson pranoi se ka pasur pak aktivitet në atë grup pas triumfit në Baku.

“Në grupin e WhatsAppit, biseda e fundit është lamtumira e Hazardit,” tha mbrojtësi.

“Ai u tha lamtumirë djelmoshave dhe, që nga atëherë, nuk dimë asgjë tjetër. Është e çuditshme.

“Ai na shkroi ‘faleminderit, ju dua djelmosha,’ dhe pastaj u largua nga grupi.

 A mock-up of how Hazard's final message and exit would have looked in the Whatsapp group

“Thashë me vete, ‘dreqin, ai me të vërtet u largua’.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: