Gjesti fisnik i lojtarëve anglezë: Të gjitha fitimet e Kupës Botërore i dhurojnë për bamirësi

Gjesti fisnik i lojtarëve anglezë: Të gjitha fitimet e Kupës Botërore i dhurojnë për bamirësi

Pavarësisht zhgënjimit të së mërkurës në humbjen nga Kroacia në gjysmëfinale, Anglia do të mbahet mend gjatë për gjestin e saj shumë bujar që ka treguar në Kupën Botërore Rusi 2018.

Tre Luanët arritën në një gjysmëfinale të parë pas 28 viteve mungesë dhe Harry Kane mund të jetë fituesi i parë anglez për “Këpucën e Artë” gjë që një lojtar anglez nuk e kishte bërë që nga viti 1986.

Deri më tani të gjitha ndeshjet që i kanë zhvilluar lojtarët anglezë i kanë bërë falas, pasi të gjitha fitimet do të dorëzohen për bamirësi.

Lojtarët anglezë do të dhurojnë pagat e tyre që i kanë fituar gjatë Kupës Botërore për bamirësi, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.

Fondacioni i Futbollistëve të Anglisë (EFF) nëpërmjet uebsajtit zyrtar shpjegoi: “Gjatë dhjetë viteve të fundit, Fondacioni i Futbollistëve të Anglisë ka mbështetur me krenari shumë organizata bamirëse përfshirë këtu The Bobby Moore Fund for Cancer Research UK, UNICEF, OnSide, Rays of Sunshine, The Honeypot Children’s Charity, WellChild, Together for Short Lives, Cancer Research UK, Help for Heroes, The British Forces Foundation, The PFA’s charitable initiatives dhe Help Harry Help Others”.

EFF deri më tani ka grumbulluar 5 milionë funta, por duke iu falëndëruar sukseseve të Anglisë e cila ka arritur deri në gjysmëfinale, buxheti i tyre do të shtohet shumë më tepër./Periskopi/

England players donate all their World Cup wages to charity - here's where the money goes

Soccer Football - World Cup - Semi Final - Croatia v England - Luzhniki Stadium, Moscow, Russia - July 11, 2018 England manager Gareth Southgate with Harry Kane at the end of the match REUTERS/Kai Pfaffenbach

England's Kieran Trippier, centre, celebrates with Harry Kaneafter scoring the opening goal during the semifinal match between Croatia and England at the 2018 soccer World Cup in the Luzhniki Stadium in Moscow, Russia, Wednesday, July 11, 2018.(AP Photo/Alastair Grant)

Shpërndaje në: