Gjigandi gjerman bëhet me trajner të ri

Gjigandi gjerman bëhet me trajner të ri

Dieter Hecking do të jetë trajner i ri i Gladbachut. Ky lajm është bërë i ditur nga vetë klubi gjerman që përmes një njoftimi ka zyrtarizuar marrëveshjen me Hecking deri në vitin 2019.

Si rrjedhojë e rezultateve të dobëta, Gladbach kishte vendosur që të shkarkonte trajnerin Schubert, pasi që në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat, ata kanë realizuar vetëm një fitore, transmeton KosovaPress.

“Duam të nisim një cikël të ri dhe duke u nisur nga ngjarjet e javëve të fundit, Dieter Hecking është njeriu i duhur për të na kthyer në rrugë të mbarë”, ka deklaruar drejtori sportiv, Max Eberl.

Hecking 53-vjeçar, ka qenë i papunë që nga muaji tetor, prejse ishte shkarkuar nga stoli i Wolfsburg.

 

 

Shpërndaje në: