Gjiganti i basteve poshtëron Kosovën – koeficient brutal për Dardanët

Gjiganti i basteve poshtëron Kosovën – koeficient brutal për Dardanët

Kombëtarja e Kosovës luan sot ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022.

Dardanët luajnë në udhëtim në Stokholm, kundër kombëtares së Suedisë, ndaj të cilës pësonin humbje në ndeshjen e parë.

E gjiganti i basteve BWIN nuk pret rezultat tjetër as në këtë ndeshje, sipas koeficienteve të caktuar, përcjell Periskopi.

Fitorja e Suedisë kuotohet me 1.33, kurse ajo e Dardanëve me 8.25.

Barazimi i mundshëm mes dy kombëtareve ka kuotën 5.00.

Ndeshja mes Suedisë dhe Kosovës luhet me fillim nga ora 18:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: