Gjiganti Mitsubishi shpreh interes të ndërtojë termocentral gazi në Maqedoni të Veriut

Gjiganti Mitsubishi shpreh interes të ndërtojë termocentral gazi në Maqedoni të Veriut

Korporata gjigante Japoneze, Mitsubishi Motors, është e interesuar që të ndërtoj një termocentral të gazit me kapacitet 250 MW në Maqedoninë e Veriut, ka theksuar ndërmarrja shtetërore e energjisë, ESM.

Lajmin e ka bërë të ditur SeeNeës ku është raportuar se Mitsubishi është duke eksploruar mundësitë për ndërtimin e një termocentrali afër termocentralit me thëngjill Manastir, me një pikëpamje për të filluar operimin nga fillimi i vitit 2026, ka theksuar ESM në një konferencë për shtyp këtë javë.

Përfaqësuesit e Mitsubishit poashtu kanë shprehur gatishmërinë për të ndërtuar termocentrale të tjera të parashikuara sipas planit për tranzicionin drejt burimeve të ripërtëritshme të Maqedonisë së Veriut, është thënë në konferencë.

Në tre vitet e fundit, Mitsubishi ka investuar rreth 2 miliard euro në ndërtimin e termocentraleve të gazit.

Ndëkraq, sipas kontributeve të saj të përcaktuara në nivel kombëtar në Marrëveshjen e Parisit, Maqedonia e Veriut është zotuar të shkurtojë për 51% emetimet deri në vitin 2030 krahasuar me nivelet e vitit 1990.

Shpërndaje në: