Gjiganti i Premierligës “godet” Zuckerbergun

Tottenham Hotspurs ka mohuar zërat për një ofertë të pranuar nga themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.
Ditëve të fundit është raportuar se Zuckerberg ka ofruar 1 miliard funte për të blerë klubin londinez.
“The Times” raportoi se Tottenham është duke kërkuar një blerës amerikan por klubi i ka mohuar raportimet.
Në njoftim Tottenhami ka thënë se ka siguruar financat e nevojshme për stadiumin e ri të cilin është duke e ndërtuar dhe si rrjedhojë bordi ka “gjetur zgjedhjen e duhur për fansat, punëtorët dhe aksionarët”.
“Bordi nuk është në asnjë diskutim lidhur me ndonjë ofertë për shitje të klubit”, thuhet në njoftim.
Joe Leëis është pronar i Tottenhamit, që thuhet se më parë ka refuzuar një ofertë drejt tij prej 882 milionë funtesh. /Periskopi/