Gjilanasit thonë se nuk do të paguajnë faturat ndaj Hidromoravës

Gjilanasit thonë se nuk do të paguajnë faturat ndaj Hidromoravës

Qytetarët e Gjilanit së fundi kanë bërë thirrje për mos-pagesë të faturës së muajit nëntor, ndaj kompanisë ‘Hidromorava’.

Banorët thonë se vijojnë të vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe se ata janë duke u ballafaquar me mungesë të ujit të pijshëm prej më shumë se gjashtë ditë.

 

 

Qytetarët janë shprehur të mllefosur duke thënë se mungesa e ujit të pijshëm është e papranueshme, thonë se nuk kanë marr asnjë njoftim nga ‘ Hidromorava ‘, për ndërprerjen e ujit dhe ata më tutje thonë se nuk do të paguajnë faturën e muajit nëntor.

Ata  thonë se gjendja e tanishme është tmerruese çka po ndodhë në qytet.

Një qytetarë thotë se para pak ditësh morëm një njoftim nga komuna se shumë shpejt do të furnizohem me ujë, ku janë bërë hapje e puseve tek FSK-ja dhe do të furnizohet qyteti me 25 litra në sekondë.

Kjo gjendje është e pa përballueshme dhe kemi frikë nga ndonjë epidemi, shkak mungesa e ujit.

Shpërndaje në: