Gjilani-Dukagjini: Ndeshja mbyllet me rezultatin më të mërzitshëm në futboll

Gjilani-Dukagjini: Ndeshja mbyllet me rezultatin më të mërzitshëm në futboll

Ndeshja e javës së tretë në Superligën e Kosovës, Gjilani-Dukagjini është mbyllur me rezultatin më të mërzitshëm që mund të regjistrohet në këtë sport.

Zero gola në total. Pavarësisht se portat kanë gjerësi shtatë-metërshe dhe pavarësisht faktit se plot 22 futbollistë ishin të përfshirë në aksion, asnjëri nuk arriti ta drejtojë topin e rrumbullakët në rrjetë.

Në fund, të dy taborret e futbollistëve e mbyllën ashtu si e kishin filluar, por shumë më të lodhur se që ishin para se të fillonte ndeshja, me zero rezultat.

Në fakt, nga një pikë e fituan të përfshirit, për entuziazmin e asnjë fansi të gjallë që e shikoi atë takim.

Pas këtij barazimi, Gjilani grumbullon pesë pikë dhe zë pozitën e katërt, ndërsa Dukagjini të shtatën me dy pikë.

Ah, për pak të harrojmë… ndoshta momenti më interesant i ndeshjes, jo edhe aq për vizitorët, ishte përjashtimi me të kuq i një lojtari të Dukagjinit në kohën shtesë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: