Gjilani për herë të parë pas 14 muajve pa asnjë pacient me COVID-19 në mjekim intensiv

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur sot, se pas 14 muajve të ballafaqimit me COVID-19, asnjë pacient nuk është i shtrirë në Mjekim Intensiv, në spitalin e përgjithshëm të kësaj komune.

“Lajm shumë i mirë. Pas 14 muajve nga rasti i parë pozitiv me COVID-19, për herë të parë nuk e kemi asnjë pacient të shtrirë në Mjekim Intensiv në Spitalin e Gjilanit. Ndërkohë, që 14 pacientë që po trajtohen janë në gjendje stabile”, ka njoftuar Haziri.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë me kujdes në respektim të masave “për një Gjilan pa COVID”.

Shpërndaje në: