Gjilani zyrtarizon dy lojtarë nga Bregu i Fildishtë, pas turpërimit të djeshëm

Gjilani zyrtarizon dy lojtarë nga Bregu i Fildishtë, pas turpërimit të djeshëm

Gjilani ka arritur të zyrtarizojë dy lojtarë nga Bregu i Fildishtë. 

Gjilani e nisi sezonin pranveror me humbje 3-1 ndaj Drita, në derbin e zhvilluar dje.

Ekipi i Sadat Pajazitit ka zyrtarizuar blerjet e Keita Aziz dhe Keita Raza, të cilët kanë nëshkruar kontratë me klubin deri në qershor të vitit 2021. Ndër të tjerash, kjo dyshe janë edhe vëllezër.

Njoftimi zyrtar i klubit:

”Zyrtare: Gjiani finalizon marrëveshjen me dy futbollistët Keita Aziz dhe Keita Raza

Gjilan,17 Shkurt-Klubi i futbollit SC Gjilani ditën e sotme ka arritur të finalizoj marrëveshjet me dy futbollistët nga Bregu i Fildisht, bëhet fjalë për Keita Aziz dhe Keita Raza.

Dy vëllezërit 22 vjeçarë, sot në zyret e SC Gjilanit kanë nënshkruar kontratë me skuadrën tonë, ku do ta përfaqësojnë skuadrën tonë deri në Qershor të vitit 2021.”     /Periskopi/

Shpërndaje në: