Gjini: Kurti është kryeministër i keq, po të kishim mundësi do ta rrëzonim menjëherë

Gjini: Kurti është kryeministër i keq, po të kishim mundësi do ta rrëzonim menjëherë

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njëkohësisht pjesë e AAK-së, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është kryeministër i mirë dhe se sipas tij në shumë çështje është edhe skandaloz.

Sipas Gjinit ka në shumë aspekte, Kurti dhe Qeveria e tij, është më skandalozja që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

“Në aspektin ekonomik, në aspektin e politikave të jashtme, në aspektin e politikave sociale, në aspektin e politikave zhvillimore është qeveria më skandaloze që e ka pas Kosova deri më tash. Duhet me kuptu që nuk ka kurgja në këtë botë bardhë e zi, jemi tu e ditë që e ka gabim në të gjitha çështjet e brendshme”, ka thënë ai në rtv dukagjini.

Gjini po ashtu, ka thënë se partia e tij i ka ofruar mbështetje Kurtit për ta arritur një marrëveshje me Serbinë, sepse sipas tij qeveria aktuale i ka numrat e duhur në parlament për ta bërë një gjë të tillë.

“Nuk është Albin Kurti kryeministër i mirë i Kosovës, është kryeministër i keq i Kosovës në shumë aspekte është skandaloz. Jemi tu mendu që me u arrit marrëveshja me Serbinë, pasi që situatë të numrave mundemi me pasë shumë problem më vonë”, ka thënë ai.

“Arsyeja pse e kemi mbështetë, eksplicit i kemi thënë se të mbështesim për marrëveshje, natyrisht duhet me ditë çfarë marrëveshje, sepse e dimë se është interes jetik i Kosovës, që në këtë fazë këtë vit eventualisht vitin tjetër por jo më larg, sepse shumë konstelacione ndërrojnë”, ka vijuar Gjini.

Gjini tutje është shprehur, se po të kishin mundësi do ta rrëzonin menjëherë Qeverinë Kurti nga pushteti.

Shpërndaje në: