Gjini pi kafe me Florentin: S’ka vend në Kosovë për diskriminim

Gjini pi kafe me Florentin: S’ka vend në Kosovë për diskriminim

 Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka publikuar një fotografi me një qytetar, për të cilin thotë se është djalë i jashtëzakonshëm

Gjini ka shkruar në Facebook se në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për diskriminim.

“Unë po pi kafe me Florentin! Florenti është një djalë i jashtëzakonshëm, mik dhe mbështetës i imi në zgjedhjet e fundit. Në vendin tonë nuk duhet të ketë vend për kurrfarë diskriminimi. Le të nxjerrim mësim të gjithë dhe të mos i përsërisim gabimet. Na kushtojnë të gjithëve!”, ka shkruar Gjini.

Kujtojmë që dje në Gjakovë ndodhi një ngjarje e tmerrshme e diskriminimit racor.

Shpërndaje në: