Gjini: Vendimi për targat është i mbështjellë me një të vërtetë

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK’së, Ardian Gjini, e ka komentuar vendimin për targat.

Sipas Gjinit, vendimi ka të mbështjellur një të vërtetë tjetër, derisa vendimin për reciprocitetin në targa e ka parë si të papërgatitur.

“Vendimi për targa është i mbështjellur me një të vërtetë. Parapërgatitjet përpara se të mërrijë tek problemi nuk kanë ekzistu. Me e prezantu si një vendim të mirë për popullin, pa i shiku përbrenda cilat janë pasojat, atëherë mundet me paraqitë raste të populizmit dhe mënyrës për të ndiku”, ka deklaruar ndër të tjera kreu aktual i Gjakovës.

Tutje, ai ka thënë se “Kosova nuk është Kinë as Gjermani”, duke vlerësuar se duhet të merren vendimet me një kujdes më të shtuar.

Gjini do t’ia mësyejë mandatit të dytë për kryetar të Gjakovës.

Shpërndaje në: