Gjinovci: Kqyreni me çka merret konsulli në New York, ende merret me flamura të UÇK-së

Gjinovci: Kqyreni me çka merret konsulli në New York, ende merret me flamura të UÇK-së

Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci ka reaguar ndaj konsullit të shkarkuar në Konsullatën e Kosovës në New York, Lulzim Krasniqi, duke shprehur çudi se si ai “merret me flamura të UÇK-së”.

Për Gjinovcin është e pakuptueshme se si konsulli Krasniqi ka vendosur flamurin e UÇK-së në New York, duke thënë se kjo do të ishte e arsyeshme nëse do të vendosej në një konsullatë të Kosovës në Beograd.

“Kqyrni me çka merret konsulli i Kosovës në New York, dmth merret ne flamura të UÇK-së. E kisha kuptu konsullin e Kosovës në Beograd me qitë flamurin e UÇK-së, po në New York pse, kujna?”, ka shkruar Gjinovci.

Tutje, Gjinovci është ankuar për nivelin profesional të konsujve e ambasadorëve.

“Kanë çu në vendet aleate si konsuj e amabasadorë njerëz provincialë e pa përgatitje. Nuk e dijnë sa ofenduse osht për ni ven me i çu ambasador mediokër e provincial. Osht mungesë e thellë e respektit për venin ku e çon anipse ti je ka ja bon ni të mirë militantit a kusherinit.  Veç ni flamur duhet me pas konsullatat e amabasadat e Kosovës, veç flamurin tonë shtetnor”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se “Kosova është projekti i përbashkët i krejt neve, i krejt partive, i krejt iniciativave ushtarake a politike që prej 1912 e tutje. Kosova është arritja jonë ma e madhe”.

Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Neë York. Siç shkruan në letrën e tij Kransiqi, lajmi për shkarkim i ka shkuar përmes një e-maili të dërguar nga zv.sekretari i MPJD-së, Behar Isma.

Në letrën e tij, Krasniqi përmendi edhe punën e flamurit të UÇK-së që e kishte mbajtur në Konsullatë, duke thënë se ka qenë ministrja Gërvalla që në muajin prill e kishte kërkuar largimin e flamurit nga Konsullata e Kosovës atje.

“E, largimi i flamurit të UÇK-së, të cilin, ti, zonja Gërvalla, atë ditë prilli nuk ta zinte goja ta quaje flamur i UÇK-së, por e quaje “flamur me simbole”, është një turp i madh dhe ka për qëllim rrënimin e institucioneve, të cilën gjë me sukses ke arritur ta bësh në MPJD”, ka shkruar Krasniqi

Shpërndaje në: