Gjithçka çfarë dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Pejë

Gjithçka çfarë dihet deri më tani për vrasjen e dyfishtë që ndodhi në Pejë

Peja që vite më parë kishte të shpeshta rastet e vrasjeve, u trondit sonte nga të shtënat me armë që morën jetën e dy qytetarëve.

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj janë dy viktimat që humbën jetën si pasojë e një incidenti tragjik.

Astrit Demaj viktima e sotme në Pejë ishte edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale të këtij viti në Komunën e Pejës.

Por viktima tjetër Blerand Kadriaj raportohet të ketë qenë bashkëparitak i tij.

Blerand Kadriaj ndryshe vite më parë ishte kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Deçanit.

Të njëjtit vazhdonin të jepnin kontributin e tyre në të njëjtën parti, por ende nuk dihet se çfarë saktësisht ndodhi sonte ku të dy humbën jetën ndërsa një tjetër mbeti i plagosur.

Me shenja në duar si pasojë e plagosjes mbeti vëllai i Astrit Demajt, Avniu.

I njëjti sipas mjekut kujdestar në Spitalin e Pejës është liruar nga hospitalizimi për shkak të gjendjes shëndetësore jashtë rrezikut për jetë.

Por me të liruar nga spitali, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin në fjalë.

Madje lajmin për arrestimin e tij e dha edhe vetë ministri i Punëve të Brendshme në vend, Xhelal Sveçla.

Por e gjitha çfarë dihet deri më tani është vrasja e dy personave të cilët në momentit kur edhe ndodhi ngjarja gjendeshin në një lokal në afërsi të shkollës së mesme ekonomike në Pejë.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë pak detaje, kurse nga Prokuroria vetëm kanë konfirmuar vdekjen e dy personave.

Lidhur me këtë ngjarje pati reagime të shumta, ndër to edhe nga Partia Demokratike e Kosovës, të cilët janë shprehur të tronditur me ngjarjen në fjalë dhe kanë ngushëlluar familjarët e miqtë e bashkëpartiakëve të tyre.

Poashtu një reagim pati edhe nga kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili kërkoi nga organet e rendit që sa më shpejtë të hetojnë rastin tragjik.

Duhet përkujtuar që vrasje të shumta janë raportuar gjatë vitit që lamë pas, por edhe gjatë këtyre muajve.

Ngjarja e sotme ka kthyer vëmendjen sërish në rrezikun e përdorimit të armëve dhe humbjes së jetëve tek qytetarët.

Shpërndaje në: