Gjithçka gati për largimin e Solskjaerit, në vend të tij vjen një 32-vjeçar

Gjithçka gati për largimin e Solskjaerit, në vend të tij vjen një 32-vjeçar

Me Manchester Unitedin që aktualisht pozicionohet në vendin e 12-të, më afër zonës së rrezikshme se top katërshes, duket se ditët e Ole Gunnar Solskjaerit në stol janë të numëruara.

“Djajtë e Kuq” kanë regjistruar vetëm dy fitore në ligë deri tani, dhe gishti i fajit sigurisht i është drejtuar atij, raporton Periskopi.

Është e paqartë kur do t’i tregohet dera teknikut norvegjez, por duket se Unitedi tashmë ka filluar të planifikojë jetën pa të.

FBL-GER-BUNDESLIGA-LEIPZIG-HOFFENHEIM

Sipas “Sportsmail”, United ia ka vënë syrin trajnerit të RB Leipzigut, Julian Nagelsmann.

Si 32-vjeçar, gjermani ka qenë vazhdimisht i punësuar në Bundesligë që prej kur mori drejtimin e Hoffenheimit më 2016.

Ai u bë trajneri më i ri në histori të Bundesligës, pasi mori drejtimin e klubit vetëm si 28-vjeçar.

Në sezonin e tij të parë si trajner i Hoffenheimit, Ngelsmann drejtoi klubin drejt top katërshes për herë të parë, vetëm një vit pasi evitoi rënien nga liga. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: