Gjobitet një grua në Kinë pasi përdori telefonin e saj gjatë kalimit të rrugës

Periskopi.com Tech & Auto

Një grua në qytetin lindor kinez të Wenzhous, është gjobitur pasi përdori telefonit e saj të menqur gjatë kalimit të rrugës.

Gruaja, e identifikuar si zonja Hu, është gjobitur me 10 juanë (1.15 dollarë), pasi ka shkelur rregulloret të cilat hynë në fuqi në ditën e Vitit të Ri duke ndaluar aktivitetet që ndikojnë negativisht tek automjetet e tjera ose tek këmbësorët, transmeton Periskopi.

Raportimet për vënien e këtyre gjobave që thuhet të jenë të parat në qytet, kanë nxitur mijëra komente në platformën popullore kineze të medias sociale Weibo, duke e mbështetur këtë vendim.

Shumica e njerëzve e shohin si ide shumë të qëlluar. Madje disa kërkuan që rregulloret të vlejnë në të gjithë vendin, për të rritur ndërgjegjësimin për sigurinë në trafik.

Të tjerët argumentuan se gjoba e vogël duhet të jetë më ndëshkuese, duke sugjeruar që të nisë prej me 100 juanëve (£ 11.50)”.

Kujtojmë që një numër i madh i aksidenteve nëpër botë shkaktohen për shkak të përdorimit të telefonave në rrugë./Periskopi/

 

 

 

 

 

Shpërndaje në: