GjokoViçi shfaqet në fushën e tenisit në Australi: Mbetem i fokusuar, jam i lumtur që gjykatësi vendosi në favorin tim

GjokoViçi shfaqet në fushën e tenisit në Australi: Mbetem i fokusuar, jam i lumtur që gjykatësi vendosi në favorin tim

Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka publikuar një fotografi në faqen e tij zyrtare në “Twitter”, ku shihet në një fushë tenisi, duke bërë me dije se po lufton për ta fituar “Australian Open”, përcjell Insporti.

“Jam falënderuar që gjykatësi përmbysi vendimin për të anuluar vizën time. Përkundër çdo gjëje që ndodhi, dua të qëndroj dhe tentoj ta fitoj ‘Australian Openin’. Mbetem i përqendruar. Kam udhëtuar këtu për të luajtur në një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe para adhuruesve të mrekullueshëm”, ka shkruar Gjokoviqi në Twitter.

Gjokoviqi shtoi tutje se tani për tani nuk mund të flas më shumë, përveçse falënderoi të gjithë ata që i qëndruan afër gjatë gjithë kësaj kohe.

“Tani për tani nuk mund të them më shumë, por FALEMINDERIT të gjithëve që qëndruat me mua gjatë gjithë kësaj dhe më inkurajuat të qëndroj i fortë”, përfundoi tenisti.

Ndërkohë, ministri i Imigracionit i Australisë ende nuk ka marrë vendim përfundimtar në lidhje me refuzimin e vizës në Australi si person i pavaksinuar.

Shpërndaje në: