Gjoshi: Këta tre persona po zgërdhihen në dhomën e burgut ku është torturuar Ukshin Hoti

Gjoshi: Këta tre persona po zgërdhihen në dhomën e burgut ku është torturuar Ukshin Hoti

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, dhe bashkëpartiakun Enver Dugolli, kanë vizituar Burgun e Prishtinës.

Në këtë burg kishte qenë i ndjeri, Ukshin Hoti deri në momentin kur nuk është ditur më për fatin e tij.

Në fotografinë e publikuar, që të tre shfaqen me buzë në gaz në vendin ku ishte torturuar Ukshin Hoti.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka komentuar fotografinë duke thënë se treshja nuk kanë shfaqur respekt për vuajtjet që i ka përjetuar Hoti.

Postimi i plotë:

Në këtë foto është dhoma e burgut ku ka qëndruar Ukshin Hoti, mendja e veçantë shqiptare.

Në këtë dhomë burgu, Ukshin Hoti është torturuar në mënyrë çnjerëzore. Fatin e tij nuk e dijmë as sot.

Në këtë foto 3 persona po zgërdhihen, pa pasur as respektin më të vogël për vuajtjet që i ka përjetuar këtu, Ukshin Hoti.

Shpërndaje në: