Gjoshi: PDK nuk do ta votojë Qeverinë Hoti

Gjoshi: PDK nuk do ta votojë Qeverinë Hoti

Betim Gjoshi nga PDK-ja ka thënë se partia e tij nuk do të votojë pro Qeverisë Hoti, pasi Gjykata Kushtetuese i dha dritën e gjelbër për formim.

Në Interaktiv të KTV-së, Gjoshi ka thënë se PDK-ja do të mbesë opozitë dhe nuk do të votojë asnjë qeveri që nuk e udhëheqë vetë.

“Ne si parti ishim të qartë në vazhdimësi në raport me vendimet e Kushtetueses. Kemi bërë të thirrje të pranohen sido që del vendimi. Kosova ka traditë të mirë të respektimit të vendimeve. Presim tranzicion të shpejtë të ndërrimit të qeverisë. Do të japim edhe qëndrime më të gjëra, por mendoj se për aspektin fillestar këto mund të jenë deklarimet e para. Ne kemi pa vendime që s’i kanë pëlqyer PDK-së, por i kemi pranuar. Edhe kur s’na kanë pëlqyer i kemi pranuar. Ishte rregulluar më 2014 në atë aktgjykim edhe pse s’ishte në favor tonin. PDK-ja është në pozicion komod. S’do të votojmë asnjë qeveri që nuk do të udhëheqim ne”, ka thënë ai.

 

Shpërndaje në: