Gjoshi: Rastësi jo e vogël djegia e IML-së në Prishtinë pas intervistimit të Albulena Haxhiut

Gjoshi: Rastësi jo e vogël djegia e IML-së në Prishtinë pas intervistimit të Albulena Haxhiut

Sekretari për organizim në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka cilësuar fatkeqësi djegien e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ai ka kërkuar që sa më parë, duhet të ketë informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj.

“Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti? Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit”, tha Gjoshi përmes një reagimi në faqen e tij në Facebook.

Shpërndaje në: