Gjuajtja e lirë e Lionel Messi që mahniti të gjithë, edhe pse nuk përfundoi në rrjetë

Gjuajtja e lirë e Lionel Messi që mahniti të gjithë, edhe pse nuk përfundoi në rrjetë

Lionel Messi është aktivizuar nga minuta e parë në ndeshjen që PSG po e luan kundër Lyon.

Në pjesën e parë, asnjëra skuadër nuk gjeti golin, ndonëse PSG ishte shumë afër.

Ishte pikërisht Lionel Messi ai që drithëroi të gjithë, me një gjuajtje të lirë të ekzekutuar gati në perfeksion, përcjell Periskopi.

Messi e la pa gjasa portierin, por ky i fundit u ndihmua edhe nga shtylla.

Më poshtë mund ta shihni videon e gjuajtjes së lirë të Leo Messi./Periskopi/

Shpërndaje në: