Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe policëve në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe policëve në Prishtinë

Një person ka njoftuar policinë se është kanosur nga një i dyshuar pas një mosmarrëveshjeje.

Pasi policia ka arritur në vendin e ngjarjes, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe zyrtarëve policorë.

Më pas i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzoja dhe një fishekë.

 Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE NË TENTATIVË & ARMËMBAJTJE PA LEJE /Prishtinë 06.11.2021-18:00. Viktima mashkull ka raportuar se, pas një mosmarrëveshje është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Pasi ka arritur policia në vendin e ngjarjes i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës dhe zyrtarëve policor dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy gëzoja dhe një fishekë. Rasti vazhdon të hetohet.

Shpërndaje në: