Gjuajtje me armë zjarri në Prekaz, arrestohet një person

Periskopi.com Lajme

Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Lidhur me rastin, rreth orës 01:30 është arrestuar një person.

Express mëson se të dyshuarit i janë gjetur armë, një karikator i zbrazur dhe tetë gëzhoja.

Periskopi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes.