Gjuhë e padeshifrueshme: A është kjo arsyeja pse Zafir Berisha u bë Koordinator i Sigurisë Kibernetike

Gjuhë e padeshifrueshme: A është kjo arsyeja pse Zafir Berisha u bë Koordinator i Sigurisë Kibernetike

Zafir Berisha, politikani i një partie të vogël kosovare të quajtur Nisma, është emëruar koordinator nacional për Siguri Kombëtare. Ky hap ka zënë të papërgatitur opinionin publik në Kosovë që ende nuk e ka procesuar si duhet lajmin në fjalë. 

Por, cila mund të jetë ekspertiza e z.Berisha në këtë fushë?

Në fakt, z.Berisha nuk besohet të ketë ndonjë ekspertizë sa i përket Sigurisë Kibernetike, e megjithatë ai del të jetë më i sofistikuar se disa nga politikanët e tjerë.

Kjo pasi që gjuha e cila përdoret nga z.Zafir Berisha është e papërkthyeshme në përkthyesit automatikë që mund të përdoren nga hakerët e ndryshëm në botë.

Shumë prej fjalëve të gjuhës shqipe z.Berisha i përdor në formë të gabuar ose herë të saktë e herë të gabuar – gjë e cila mund të përbëj problem të madh për deshfirimin e mesazheve të tij. /Periskopi

 

Shpërndaje në: