Gjukanoviq: Demarkacioni, punë e kosovarëve

Gjukanoviq: Demarkacioni, punë e kosovarëve

Përveç deklaratave të qeveritarëve të Kosovës, se përmes demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, Kosova nuk po humb tokë, mendim të njëjtë ndanë edhe kryeministri i Malit te Zi, Milo Gjukanoviq, njofton Klan Kosova.

“Mali i Zi nuk ka interes për asnjë metër katror të territorit të askujt, pos territorit të vetë. Ky është parimi ynë si për Kosovën ashtu edhe për fqinjët tjerë. Ajo që dua t’ju konfirmoj është se nuk kemi mosmarrëveshje me qeverinë e Kosovës as edhe për një presje. “ ka deklaruar Gjukanoviq.

Ndërsa sa i përket ratifikimit të marrëveshjes në fjalë, Gjukanoviq ka thënë që janë të gatshëm të presin deri sa kosovarët t’i zgjidhin mosmarrëveshjet që kanë mes vete.

Shpërndaje në: