Gjuriq: Dialogu është i nevojshëm, por pasi të hiqet taksa

Gjuriq: Dialogu është i nevojshëm, por pasi të hiqet taksa

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë sot se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm, por ai mund të rifillojë vetëm nëse hiqet taksa.

Këto deklarimet Gjuriq i ka bërë në një takim me zëvendës drejtorin e Përgjithshëm për Çështje politike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, Diegol Brasoli, shkruan ‘Danas’.

Gjuriq ka thënë se këto vendime të një anshme të Prishtinë ia kanë mbyllur rrugën dialogut të Brukselit.

“Lëvizjet e një anshme dhe taktikat e Prishtinës ia kanë mbyllur dialogun dhe kanë minimizuar çdo mundësi për t’u ulur në tryezën e negociatave”, ka potencuar ai.

Sipas Gjuriqit, këto veprime të Prishtinës janë një burim i përhershëm i destabilizimit të rajonit.

“Sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës është një burim i përhershëm i paqëndrueshmërisë në rajon”, ka thënë ndër të tjera ai.

Shpërndaje në: