Gjuriq fyen Thaçin me fjalët më të rënda pasi përkujtoi Holokaustin

Periskopi.com Lajme

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, “nëse do të kishte humanizëm dhe taktikë diplomatike, nuk do të kërkonte të abuzonte me Holokaustin dhe vuajtjet e popullit hebre në Luftën e Dytë Botërore”.

Gjuriq theksoi se “Thaçi tregoi injorancë supreme dhe anticivilizim” siç tha ai “duke u përpjekur të fusë termin e ‘Holokaustit Ballkanik” në komunikimin publik, duke krahasuar serbët me nazistët dhe shqiptarët me hebrenjtë”, raporton Tanjug.

Me rastin e kujtimit të ditës së Holokaustit, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se edhe pas Luftës së Dytë Botërore, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë

“Pas Luftës së Dytë Botërore u mendua se vuajtjet e miliona njerëzve të vrarë mizorisht do ta shndërronin Holokaustin në një krim të papërsëritshëm për njerëzimin”.

“Por, ideja dhe përpjekjet për shfarosjen e njerëzve dhe etnive u vazhduan edhe nga regjimi i Serbisë në Bosnje e Hercegovinë dhe në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në: