Gjuriq i reagon Hotit për njohjen e ndërsjellë: Mos flisni kotsira

Gjuriq i reagon Hotit për njohjen e ndërsjellë: Mos flisni kotsira

Drejtori i zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po mashtron popullin e tij, por edhe ndërkombëtarët për njohje të ndërsjellë të Serbisë.

Sipas Gjuriq një gjë të tillë Hoti vetëm po e parashikon, përcjellë Klan Kosova.

”Pa marrë parasysh sa herë ai e përsërit këtë gënjeshtër, unë do ta mohojë atë”.

Më tej ai pati edhe një porosi për Kryeministrin kosovar.

”Mesazhi im drejtuar Hotit është: Ndaloni së foluri kotësi, ta themi gjërësisht – të përgojoni”.

”Unë nuk asgjë më shumë për t’ju thënë”, është shprehur ai në një njoftim për shtyp në orët e vona të kësaj të mërkure, përcjellë Klan Kosova.

Shpërndaje në: