Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë: I publikohet video kur e shante Amerikën

Gjuriq në Shtëpinë e Bardhë: I publikohet video kur e shante Amerikën

Politikania serbe, Rada Trajkovic, ka komentuar vizitën dhe takimin që Marko Gjuriq ka pasur me presidentin amerikan, Joe Biden, në Shtëpinë e Bardhë.

Trajkovic është irrituar nga një vizitë e tillë e Gjuriqit në Shtëpinë e Bardhë, duke kujtuar se ka qenë pikërisht Gjuriq që para një viti ka marrë pjesë në një video propagandistike në shërbim të Kinës dhe kundër SHBA-së dhe Perëndimit.

“Është e bukur kur je kaq i pamoralshëm, që një vit xhiron video propagandistike për Partinë Komuniste të Kinës ku e sulmon Amerikën dhe Perëndimin dhe vitin tjetër viziton me krenari Shtëpinë e Bardhë dhe prezantohesh si atlantist”, ka shkruar Trajkovic, teksa ka bashkëngjitur edhe videon e Gjuriqit teksa flet keq për SHBA-në.

Shpërndaje në: