Gjuriq: Nëse ka vdekë Asociacioni, ka vdekë dialogu

Gjuriq: Nëse ka vdekë Asociacioni, ka vdekë dialogu

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nëse marrëveshja për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka vdekur, atëherë ka vdekur edhe vetë dialogu.

“Nëse, siç thotë Prishtina se ideja e Asociacionit ka vdekur, atëherë edhe mundësia që dialogu të ketë sukses ka vdekur”, ka thënë Gjuriq në Tv Prva, teksa ka komentuar deklaratat e Prishtinës zyrtare se në Bruksel s’do të ketë dialog për Asociacionin.

Gjuriq tutje ka thënë se nëse Evropa dështon që të bind Kosovën për t’u kthyer në tavolinë dhe për të diskutuar për Asociacionin, atëherë Brukseli s’mund të presë që të ketë diskutime produktive.

Shpërndaje në: