Gjykata austriake: Automobili elektrik mund të kthehet nëse autonomia e tij është më e vogël se ajo e premtuara

Gjykata austriake: Automobili elektrik mund të kthehet nëse autonomia e tij është më e vogël se ajo e premtuara

Një gjykatë austriake ka sjellë një aktvendim interesant, përmes së cilës ka krijuar  mundësi për padi të reja, nëse aktvendimi vërtetohet edhe në shkallën e dytë.

Një shofer austriak ka paditur shitësin e automjetit e-Golf,për shkak se në vitin 2018 ia ka shitur automobilin elektrik i cili ka një autonomi shumë më të vogël se sa ajo që i është deklaruar gjatë blerjes në sallon.

Në bazë të aktvendimit të shkallës së parë të gjykatës rajonale në Linz, tregtari duhet blerësit t’ia kthejë 30,288 euro, sa ishte çmimi i blerjes së automjetit, të zvogëluar për vlerën e përcaktuar të përdorimit, shkruan portali austriak Neue Kronen Zeitung.

Sipas portalit, me rastin e blerjes së Volkswagen e-Golfit blerësit i ishte premtuar se radiusi i lëvizjes së tij është deri në 230 kilometra me bateri të plotë. Mirëpo, në zonën ku ai e shfrytëzoi automjetin asnjëherë nuk mundi t’i kalonte më shumë se 110-120 kilometra.

Në gjykatë u theksua se shitësi i automobilave nuk e kishte theksuar faktin se radiusi i lëvizjes do të ishte më i vogël kur temperaturat janë të ulëta dhe terrenet kodrinore.

VW theksoi se autonomia e deklaruar fabrikisht është vetëm e karakterit informativ, sepse stili i vozitjes apo temperatura e jashtme ndikojnë shumë në performancën e baterisë.

Ndryshe, modeli e-Golf i takon gjenratës së parë të automobilave elektrik të VW’së. Bëhet fjalë për modelin e modifikuar Golf 7, të cilit në vend të motorit me djegie të brendshme i janë instaluar bateritë dhe elektromotori.

Shpërndaje në: