Gjykata e Mianmar dënon lideren e rrëzuar me katër vjet burgim

Gjykata e Mianmar dënon lideren e rrëzuar me katër vjet burgim

Liderja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi është dënuar me katër vjet burgim.

Ajo u shpall fajtore me akuzën e nxitjes së mosmarrëveshjes dhe thyerjes së rregullave të COVID-19, sipas një ligji për fatkeqësitë natyrore.

Suu Kyi përballet me 11 akuza në total, të cilat ajo i ka mohuar.

Ajo ka qenë në arrest shtëpiak që nga një grusht shteti ushtarak në shkurt, i cili përmbysi qeverinë e saj të zgjedhur civile.

Ndërkaq, tani nuk është e qartë se kur ose nëse Suu Kyi do të vendoset në burg, shkruan BBC.

Avokatët e e saj, cilët ishin burimi i vetëm i informacionit mbi procedurat ligjore, u janë dhënë gjithashtu urdhra për të ndaluar lëshimin e informacionit.

Ndryshe, pak është parë apo dëgjuar për të, përveç paraqitjeve të saj të shkurtra në gjykatë.

Shpërndaje në: