Gjykata Evropiane e shpall Rusinë fajtore për vrasjen e Litvinenkos

Gjykata Evropiane e shpall Rusinë fajtore për vrasjen e Litvinenkos

Rusia ishte përgjegjëse për vrasjen e Aleksandër Litvinenkos, ka gjetur Gjykata Evropiane për Të Drejta të Njeriut.

Litvinenko, ish spiun rus që u bë qytetar britanik, vdiq nga helmimi me polonium në vitin 2006 në Londër.

Një hetim publik i Britanisë në vitin 2016 konkludoi që vrasja ndoshta ishte aprovuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Rusia ka mohuar çdo përfshirje në vrasjen e tij, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Hetimi i Britanisë tha që truproja e KGB-së, Andrei Lugovoi me një tjetër rus me emrin Dmitry Kovtun, e kishin vrarë me qëllim z. Litvinenko duke i vënë substancë radioaktive në një pije të tij.

Në raport përfundohej se pamundësia e Rusisë për t’i përgënjeshtruar pretendimet që organizoi vrasjen tregojnë për përgjegjësi shtetërore për rastin.

PËRDITËSIM: Një tjetër shtetas rus me emrin Sergej Fedotov është akuzuar për vrasjen. /Periskopi  

Shpërndaje në: