Gjykata Kushtetuese merr vendim për kërkesën e PDK-së rreth seancës së 13 korrikut
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka deklaruar të papranueshme kërkesën e dhjetë deputetëve të PDK-së për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së vendimit të datës 11 korrik për caktimin e seancës plenare të 13 korrikut nga ana e kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca.
“Kushtetuesja ka konstatuar se s’është subjekt për trajtim në pajtim me Kushtetutën.
Gjykata, njëzëri, ka vendosur që të deklarojë kërkesën e papranueshme për shqyrtim në merita sepse e njëjta nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën”, thuhet në vendim.