Gjykata merr vendim për gjakovarin që e detyroi të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me para

Gjykata merr vendim për gjakovarin që e detyroi të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale me para

Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar masën e paraburgimit F.K., i cili dyshohet se ka detyruar një vajzë të mitur të kryejë marrëdhënie seksuale me para

Në njoftimin e Gjykatës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur më 10 mars të këtij viti, në një fshat të Gjakovës.

“Më datë 10 mars 2021, në Gjakovë, saktësisht në vilat “M…” në fshatin D., i pandehuri F.K., në bashkëveprim me të dashurën e tij të miturën ……. ….., rekrutojnë dhe organizojnë personin tjetër të miturën … ……., që me qëllim të mundësimit të prostitucionit të kryej marrëdhënie seksuale me shokun e tij D. J., në këmbim të shumës prej 200 euro. Me këto veprime i pandehurit F. K., dyshohet të ketë kryer veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” në bashkëkryerje nga neni 234 paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 dhe 31, vepër kjo e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në: