Gjykata Speciale: Frikësim, hakmarrje, shkelje e fshehtësisë – këto janë veprat e rënda ndaj Nasim Haradinajt

Gjykata Speciale: Frikësim, hakmarrje, shkelje e fshehtësisë – këto janë veprat e rënda ndaj Nasim Haradinajt

Nasim Haradinaj ndodhet para gjykatësve të Speciales në seancën e parë kundër tij.

Ai u prezantua para gjykatës duke dhënë të dhënat personale bazike të tij, si emrin, datëlindjen, profesionin etj.

Ndërkohë që gjykatësi tregoi se për çfarë arsyesh mund të akuzohej Haradinaj:

“Frikësim, gjatë procedimit penal. Hakmarrje. Dhe shkelje të fshehtësisë.” – tha ai, përcjell Periskopi.

Më pas atij iu kërkua ta konfirmonte nëse fliste gjuhën shqipe në mënyrë të vazhdonte seanca.

Haradinaj deklaroi se fliste edhe gjuhë të tjera.

Edhe më tej del se z.Haradinaj nuk ka aktakuzë nga ana e Prokurorëve./Periskopi

 

Shpërndaje në: