Gjykata Speciale fton edhe një veteran të UÇK-së

Gjykata Speciale fton edhe një veteran të UÇK-së

Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj ka njoftuar se Gjykata Speciale ka ftuar edhe një veteran të UCK-së.

”Sapo u informova se i ftuar nga Gjykata Speciale është Fatmir Ajeti nga Prishtina.”, shkruan Haradinaj, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se OVL e UCK-së, do të organizojë protestë me kërkesën për zhbërjen e Speciales.

Kjo Gjykatë, para pak ditësh ka njoftuar për akuzën ndaj Presidentit Thaci dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli. Publikimi i kësaj deklarate ka ngjallur reagime të shumta në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, duke e konsideruar si shkelje të praktikave të drejtësisë.

 

Shpërndaje në: