Pas vendimit të Gjykatës, flet avokati i Shyhrete Berishës

Pas vendimit të Gjykatës, flet avokati i Shyhrete Berishës

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, përkatësisht gjykatësi i kësaj lënde Shaban Zeqiraj, ka vendosur që t’ia njohë të drejtën mbi pronësinë Shyhrete Berishës.

Lajmin e ka bërë të ditur Naim Qelaj, avokati i Shyhrete Berishës i cili ka treguar se është pranuar kërkesa e tij.

“Vendimi i Gjykatës Themelore të Prizrenit – Dega në Suharekë ka pranuar në tërësi pretendimet e Shyhtete Berishës të cilën e kam përfaqësuar në betejën për të fituar të drejtën që të jetojë në shtëpinë ku ka rritur fëmijët”, ka shkruar Qelaj.

Ai ka thënë se presin që vendimi të bëhet fuqiplotë edhe nga instancat tjera.

“Kjo betejë ishte më shumë se juridike. Uroj që palët ta kuptojnë dhe kjo të shërbejë si shembull për të gjitha gratë që në një formë a tjetër u mohohet e drejta”, ka thënë Qelaj.

Shpërndaje në: