Gjykimi i dytë për krime të luftës në Ukrainë: Edhe dy ushtarë rusë deklarohen fajtorë

Gjykimi i dytë për krime të luftës në Ukrainë: Edhe dy ushtarë rusë deklarohen fajtorë

Dy ushtarë të kapur rusë janë deklaruar fajtorë për granatimin e një fshati në Ukrainën lindore në gjykimin e dytë për krime të luftës qysh kur trupat ruse pushtuan Ukrainën, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanon pranuan se kanë qenë pjesë e një njësiti të artilerisë që hapën zjarre në caqet në regjionin Kharkiv nga regjioni Belgorod në Rusi.

Granatimi shkatërroi një ndërtesë edukimi në fshatin Derhachi, thanë prokurorët.

Bobikin dhe Ivanov, të cilësuar si shoferë dhe doras të artilerisë, u kapën pas kalimit të kufirit dhe vazhdimit të bombardimit, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Në një gjykim në Kotelevska në Ukrainën qëndrore, Bobikin u tha gjykatësve: “Unë jam tërësisht fajtor për krimet për të cilat po akuzohem. Ne kemi shtënë në Ukrainë nga Rusia”.

Ivanon kërkoi që atij të mos i shqiptohet dënimi maksimal, duke i thënë trupit gjykues: “Unë pendohem dhe kërkoj një zvogëlim të dënimit”.

Prokurorët e shtetin kërkuan që dyshja të dënohen me burgim deri në 12 vite për thyerjen e ligjeve të luftës. Një avokat mbrojtës kërkoi zvogëlim të dënimit, duke thënë se dy ushtarët kanë qenë duke i përcjellur urdhërat dhe janë penduar.

Verdikti pritet me 31 maj. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: