Gjykimi ndaj Mustafës në Hagë, dëshmitari: Dy njerëz të UÇK’së më futën në një ahër ku i mbanin kafshët

Gjykimi ndaj Mustafës në Hagë, dëshmitari: Dy njerëz të UÇK’së më futën në një ahër ku i mbanin kafshët

Ka nisur vazhdimi i seancës gjyqësore ndaj Salih Mustafës, ish-pjesëtar i UÇK-së, i akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime lufte, në Gjykatën Speciale në Hagë.

Sot në Gjykatën Speciale është duke u dëgjuar edhe dëshmitari i katërt në rastin e Mustafës, i njohur si komandant Cali, përcjell Periskopi.

Dëshmitari i katërt ka thënë se dy njerëz me uniforma të UÇK’së e kanë dërguar atë në një ahër, në Zllash, ku sipas tij aty janë trajtuar si kafshë.

Më poshtë keni pjesën e parë të dëshmisë së dëshmitarit të katërt.

Prokurori: A ke qenë në Zllash ndonjëherë, nga e more vesh që vendi quhej Zllash.

Dëshmitari: Mora vesh nga njerëzit që ishin brenda.

Prokurori: Ata dy njerëzit me maska që të quan te ahri a ishin të veshur me unformë? Apo të armatosur?

Dëshmitari: Nuk e di s’kam pa sen.

Prokurori: A të kujtohet nëse kishin ndonjë emblem në uniforma e tyre?

Dëshmitari: I kanë pasë si zakonisht rrobat e UÇK’së, shenjën e flamurit, ska pasë diçka tjetër.

Prokurori: Nga çasti kur dole te vetura deri te ahri a vure re nëse ishe ndonjë ndërtesë, apo jashtë ndërtese?

Dëshmitari: Nuk kisha kurfarë parandjenje, që ta vëzhgoj shpinë apo diçka.

Prokurori: Na the se të futen te ky ahri, hyrja, a futeshe nga jashtë direkt?

Dëshmitari: Nga jashtë, ishte poshtë, një shtëpi dykatëshe, duhej të sillej nga oborri, dhe poshtë shtëpisë ishte një derë e vjetër. Mu hap dera dhe hyra brenda.

Prokurori: Sa e madhe ishte ky ahri ku të futën?

Dëshmitari: Nuk ishte i vogël por as I madh jo. Aty mbaheshin kafshët.

Prokurori: Po dritare kishte?

Dëshmitari: Kishte një dritare të vogël.

Prokurori: A kishte derë tjetër përveq asaj që hyre kishte?

Dëshmitari: Ishte dera dhe dritarja.

Prokurori: Kur mbërrive aty a kishte njeri tjetër aty në ahër?

Dëshmitari: Aty ishin edhe katër vetë tjerë. Aty i kam gjetë.

Prokurori: Pra, ky ahri që ishin edhe këta katër vetë a ruheshin edhe me roje?

Dëshmitari: Nuk e di, nuk i kam parë nëse ka pasë roje.

Prokurori: Me sa të kujtohet as brenda dhe as jashtë nuk kishte njeri që bënte roje?

Dëshmitari: Unë nuk i kam parë por kur na kanë sjellë bukën dhe ujin, mendoj se ai ka qenë roja. Brenda ditës dy herë na kanë sjellë edhe ushqim edhe ujë. Ujë na kanë sjellë sa kemi dashur edhe ushqimi ka qenë i mjaftueshëm. Mendoj mjaftueshëm për kohë të luftës çfarë ka qenë ajo kohë lufte dhe e them me bindje të vërtetë se atë ushqim që e kanë hangër ata vetë na kanë sjellë edhe neve aty brenda.

Prokurori: Sa kohë keni qëndruar në këtë ahër?

Dëshmitari: Kam qëndruar prej katër deri në 18-19 prill. Nuk më kujtohet dita e saktë e daljes.

Prokurori: A mund të na përshkruash kushtet e këtij ahri?

Dëshmitari: Kanë qenë ç’njerëzore. Kur individi, kur hyn brenda aty trajtohet, nuk e ka mendjen e njëjtë me të njeriut por barazohet me kafshën. Unë nuk e di si ta përshkruaj kur njeriu nuk e pret dhe gjendet në një arë që se ka parë kurrë në jetë.

Periskopi du iu mbajë të informuar edhe me dëshiminë në vazhdim…

 

 

Shpërndaje në: