Gjyqi i Salih Mustafës: Dëshmitari pretendon se u trajtuan keq si të ndaluar

Gjyqi i Salih Mustafës: Dëshmitari pretendon se u trajtuan keq si të ndaluar

Po vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafë në Gjykatën Speciale. Edhe pse Mustafa nuk u paraqit në Gjykatë, dëshimtari po vazhdon të rrefehet për kushtet e trajtimit në vendin ‘Zllash’, ku pretendohet që janë kryer krime.

Më poshtë e keni deklaratën e dëshmitarit të parë të Speciales ndaj Salih Mustafës.

“Unë e di për katin e poshtëm që kom nejt, për naltë vec ni herë e di që më kanë çu më kanë rreh se nuk kom pa nuk e di ka më kanë çu. S’na kanë lanë me flejt tanë natën edhe i kanë rreh njerzit dhe na nuk kena mujtë me flejt prej tute, prej treme që kena pasë. Me dërrasa të thjeshta, naltë kanë majtë ushqim të gjave (lopëve)

Po dëgjojsha tu bërtit njerzit edhe zhurëm s’na kanë lanë me flejt dhe e kena pasë gjith tuten që edhe neve vijnë na marrin na çojnë aty. Tu bërtit gjinja njerzit që i kanë rreh, tu bërtit. Po tybe si kom njeh sa herë po shumë herë, gati për natë i kena ni. Nuk e di kanë e kanë rreh nalt se nuk i kena pa por me siguri qita njerzt që i marrshin këtu i çojshin nalt, nuk e di nuk jam i sigurt. Shumë keq jena ni se e kena ba men që edhe neve na gjen qashtu.

Aty na kanë dhane vec ka ni cop buk të ftoftë, deri në 48 orë s‘kena hanger buk, s‘jam i sigurt, se edhe në luftë nuk ka pasë buk, po na kanë pru ni ditë qysh kanë pasë. Një herë ni ditë, vec ka një copë buk sa mos me dek. Ujë s’kemi pas shumë me pi. Ka një kant ujë e qaty kena pi sa kemi pasë sa kemi mujtë, temperatura u kanë shumë ftoft, ku kena ra me flejt u kanë krejt ujë.

Na s’kemi mujtë me pi ujë e leje ma mu la mu pastru, jo vec për veti, po për krejt në dhomë që i kom pasë. Veç qato çka i kemi pasë vesh. Dy qebe, nuk kena pas jastik, ma shumë kena nejtë qut normal naj herë na kanë lanë me flejt. Nevojën e madhe na kanë qit jasht, e nevojën e vogël e kena kry mrena me njëfar kante kështu.

S’kom pas mundësi me ditë unë kush janë këta. Veç na kanë rujt te dera na kanë marrë na kanë kthy. S’kena mujt ma shumë me ditë na. Me pushkë automatike. S’kemi guxu me përmend që jemi të smutë. Me pas thanë që jena të smutë të kish qit jashtë të kish vra menjëherë, s’ke pasë qysh i thu. S’ka guxu kërrkush prej neve me i thanë ashtu.”, ka thënë dëshmnitari në pyetje u bën nga ana e Prokurorit të Speciales./Periskopi/

Shpërndaje në: