Gjyqtarë dhe prokurorë serbë nuk shkuan të betohen para Thaçit (Video)
Transportin e kishin të sigurt.
Por, 42 gjyqtarë serbë nga Veriu i Mitrovicës, nuk e kaluan fare lumin Ibër, ku autobusi po i priste.
Ata bashkë edhe me 14 prokurorë, nuk u paraqitën fare para presidentit Hashim Thaçi, për të bërë betimin ndonëse afatin e fundit e kishin 17 tetorin, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova, mëson se krejt kjo po ndodh pasi që pala serbe nuk i ka përmbushur kushtet e marrëveshjes së Brukselit, mes Thaçit e homologut të tij serb Aleksandër Vuçiq.
Pala serbe, nuk e ka rregulluar ende çështjen e pensioneve të këtyre zyrtarëve që duhet të integrohen në sistemin e drejtësisë së Kosovës.
Krejt kjo duket se e bëri fort nervoz presidentin e Kosovës, që hodhi akuza të rënda në drejtim të Serbisë.



