Gjyqtari i njohur: Referi nuk gaboi që akordoi penallti për Napolin kundër Liverpoolit

Periskopi.com Sporti

Liverpooli do të shpresojë se penalltia kontraverse që e shkaktoi kundër Napolit të martën mbrëma nuk do t’u kushtojë “Të Kuqve” në Champions League.

Skuadra nga “Merseyside” u mposht 2-0 nga Napoli, derisa mbrojtja e titullit për të filloi në mënyrë zhgënjyese, transmeton Periskopi.

Por sigurisht se djelmoshat e Jurgen Kloppit do të mendojnë se u dëmtuan kur u akordua një penallti në dëm të tyre pas kontaktit minimal të Andy Robertsonit në Jose Callejonin në minutën e 82-të.

Gjyqtari, Felix Brych drejtoi gishtin nga 11-metërshi dhe vendimi i tij nuk u rishikua nga VAR.

SSC Napoli v Liverpool FC: Group E - UEFA Champions League

Nga penalltia nuk gaboi Dries Mertens. Pas ndeshjes, Klopp kritikoi vendimin e gjyqtarit duke thënë se qartazi nuk ishte penallti.

Mirëpo, nuk ka dyshim se ishte 11-metërsh i pastër sipas gjyqtarit të Premier Leagues, Mark Clattenburg.

Ai beson se Brych mori vendimin e duhur pasi Robertson pati kontakt me kofshën e Callejonit.

“Më falni fansa të Liverpoolit, por ishte një penallti. Andrew Robertson shkaktoi një ndërhyrje në Jose Callejonin brenda zonës së rrezikshme me këmbën e gabuar dhe nuk pati kontakt me topin,” tha Clattenburg.

“Pasi Fleix Brych akordoi penalltinë, VAR menjëherë e shikoi nëse pati kontakt.

“Ritransmetimet treguan se pikërisht kjo ndodhi, kështu që vendimi i Brych qëndroi.

“Vendimi i duhur u mor.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: