Gjyqtari kosovar e krahason Albin Kurtin me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong

Gjyqtari kosovar e krahason Albin Kurtin me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong

Gjyqtari i Ligës së Dytë së futbollit së Kosovës, Qëndrim Vata ka krahasuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me diktatorin korean Kim Jong Un, raporton Insporti, transmeton Periskopi.

Vata ka vendosur të ndajë drejtësinë edhe në politike, ani pse nuk i takon kjo gjë, apo nuk kërkohet nga ai. Gjyqtari nga Ferizaj këtë krahasim e ka bërë nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Image may contain: 1 person, standing and outdoor

Ai ka publikuar një fotografi në të cilën, kryeministri në largim Kurti duket si diktatori korean, natyrisht nëpërmjet manipulimit teknik të fotografisë.

Në këtë fotografi, po ashtu ka një mbishkrim që nxitë urrejtje ndaj numri një të Qeverisë së Kosovës.

Mbetet të shihet se a do të ketë reagim nga Federata e Futbollit të Kosovës për këtë gafë të gjyqtarit, i cili mban stemën e saj në ndeshjet të cilat ai ndanë drejtësinë.

Kujtojmë, që sot Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetëm të rendit të ditës, mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: