Gjyqtari milioner i Gjykatës Kushtetuese (Dokument)

Gjyqtari milioner i Gjykatës Kushtetuese (Dokument)

Altay Suroy, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës bazuar në deklarimet që ai vetë i ka bërë në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) hyn në listën e zyrtareve më të pasur në vend, raporton zeri.info.

Pasuria që vetë e ka deklaruar Suroy në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit është më e lartë se 1,2 milionë euro.

Suroy në formularët e AKK-së ka deklaruar se ka në pronësi shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, oborr në vlerë prej 17 mijë euro, arë 800 mijë euro, pushimore 12 mijë euro si dhe lokal në vlerë prej 35 mijë euro, raporton zeri.info.

Gjyqtari Suroy po ashtu në formularët e deklarimit të pasurisë ka vetë deklaruar se në llogari bankare ka të depozituara më shumë se 40 mijë euro, raporton zeri.info.

gjykatesi

 

Shpërndaje në: